Categories Lajme

Mori 131 mijë euro ryshfet e favorizoi një kompani italiane, arrestohet ish-drejtoresha e OSHEE, në Tiranë

Një 48 vjeçarje i është caktuar masa “Arrest në burg”, pasi akuzohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

-“ Ish-drejtoresha e OSHEE, Albana Ferraj, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.”, njofton policia.

48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Favorizuan shoqërinë tregtare me seli në Milano

Proçedura e prokurimit është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP sh.a, shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

“Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas prokurorisë për këtë ish shefja e kabinetit e drejtorit të OSHEE-së, Albana Ferra ka përfituar 131 mije euro.

“Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë “COM METODI” S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME