Categories Lajme

Mori 250 mijë euro dëmshpërblim pas aks identit, shqiptari mbetet trokë pas disa vitesh

Të ftuar në “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri. Hyseni nga Berati tregon se dikur kanë blerë një shtëpi në Kuçovë dhe i zbriti prindërit nga Tomori në qytet. Tani vëllai i tij Lefteri do të shesë shtëpinë sepse në 2005 ka pësuar një aksident në Greqi dhe duhet të paguajë borxhet në spital. Hyseni nuk dëshiron të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit e tij do ngelen jashtë. Përgjegjës për periudhën kur Lefteri ka bërë aksident ka dalë baxhanaku dhe Hyseni i cili jetonte po ashtu në Greqi, është prekur që zgjodhi baxhanakun në vend të vëllait.

Baxhanaku i mori lekët dhe nuk pagoi borxhet që Lefteri kishte në spital, madje Lefteri tregon se e braktisi dhe gruaja duke i marrë 30 milion lekë. Tani nuk ka mundësi t’i paguajë këto borxhe sepse merr vetëm 100 mijë lekë kemp. Nga ky aksident Lefteri ka marrë 200 mijë euro dëmshpërblim por nuk ka asnjë para sepse ia ka marrë baxhanaku.

Eni Çobani: Ku është e gjithë kjo pasuri? Lefteri: Ma ka marrë baxhanaku. Kam blerë dy shtëpi dhe 7 dynym tokë në ankand në 2014. Eni Çobani: Me 200 mijë euro të blesh dy shtëpi në Kuçovë, nuk ma merr mendja që mbarohen paratë. Lefteri: Po mi hëngri gruaja moj mi hëngri gruaja, ku di unë çfarë ka bërë ajo, më ka mashtruar. Brenda muajit bënë shtëpitë e vëllezërve.

Hyseni: Ka marrë 200 mijë euro, pagoi avokatin dhe baxhanakun atje, kur bëhet gjyqi në Greqi ka marrë 200 mijë euro ai dhe 150 mijë euro prindërit e mi. Ato 200 mijë nuk po t’i kërkoj, unë po kërkoj lekët e prindërve. Lefteri: Pse më prure ti mua këtu, unë kam hallet e mia andej. Hyseni: Çfarë halle ke ti more, ik mbytu ku të duash. Unë s’po të kërkoj lekët që hëngre me gruan, unë po kërkoj 150 milion të prindërve. I bleve një palë shtëpi atje dhe tashi do i shesësh prapë ti, po s’të le unë. Lefteri: Do iki në Greqi të paguaj spitalin, të lidh Kemp andej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME