Categories Lajme

U zhd uk pa lënë gjurmë pas mbërritjes në Shqipëri, gjendet makina e marrë me qira në Rinas nga ish-gjyqtari

Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë gjurmë në rrethana të mistershme. Davide Pecorelli, është në kërkim prej rreth 10 ditësh, me kontaktet e fundit të tij që kanë qenë në vendin tonë. Pekoreli mendohet se kishte udhëtuar për arsye biznesi drejt Shqipërisë, por familjarët dhe miqtë e tij kanë humbur kontaktet dhe janë shqetësuar për situatën e tij. E vetmja gjë që dihet për momentin është se makina ‘Skoda’ që kishte marrë me qera në vendin tonë është gjetur e djegur në Pukë. Makina është gjetur e djegur në 8 janar. ‘Gjendet një makinë e djegur në aksin rrugor Gjegjan-Reps, në Pukë. Mjeti tip ‘Skoda Fabia’ është gjetur në vendin e quajtur ‘Kodra e Bardhë’, ndërsa rezulton të jetë marrë me qira në Rinas.

Nga informacionet e para thuhet se makina ishte marrë me qira nga një turist i huaj në aeroport’, ishte raportimi i medieve ditën e ngjarjes në 8 janar 2021. Sipas gazetës italiane ‘La Nazione’, brenda makinës janë gjetur disa sende personale të Pekorelit. 45-vjeçari ka qenë për shumë vite një gjyqtar profesionist. Ai ka drejtuar kryesisht në Serinë C në Itali gjatë karrierës së tij. Por ndërkohë, në CV ka edhe shumë ndeshje në Serinë A, por si gjyqtar i katërt. Në Itali presin ende të mësojnë rrethanat e zhdukjes së tij në vendin tonë në një ngjarje shumë të pazakontë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME