Lajme

Mori 30 mijë euro për t’i ndryshuar akuzën një krimineli, dënohet gjyqtari Shkëlqim Miri

Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri është dënuar nga gjykata me 1 vit e 8 muaj burg.

Organi i akuzës, kishte kërkuar fillimisht 4 vite heqje lirie për Mirin.

Arrestimi i tij u bë një vit më parë, pas dyshimeve, se gjyqtari kishte përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se Miri ka ndryshuar akuzën nga “Vrasje”, në “Plagosje të rëndë me dashje”.

Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar, pas kontrollit në shtëpinë e gjyqtarit.

Shkëlqim Miri ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qenë anëtar i KLD-së.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close