Lajme

Mori me qira “Benz”-in dhe nuk e ktheu më, ndalohet 29-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka ndaluar një 29-vjeçar për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të pronarit të një agjencie për dhënie me qira të mjeteve. Më 21 tetor shtetasi R. Ç. ka bërë kallëzim se ky shtetas i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: