Categories Lajme

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ikën nga jeta

Është ndarë nga jeta, Shefqet Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale.

Kush ishte Shefqet Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të forta. Ai ishte djali i madh i imamit Sulejman Gavoçi, i cili ishte një luftëtar i shquar në luftërat kundër serbëve që u zhvilluan nga Shkodra në Tuz. Kjo familje, me shumë ndikim në Shkodër, u detyrua të linte qytetin e tyre të dashur pasi u përcoll nga përkrahësit e Mbretit Zog.

Në vitin 1946 u vendosën në qytetin e Damaskut, Siri. Ndërsa më vonë më shumë shqiptarë erdhën dhe u vendosën në të njëjtin fshat, i cili u bë i njohur si “Fshati Arnaout”, që do të thotë “Fshati shqiptar”. Kur u vendosën në Siri, qeveria e Enver Hoxhës i hoqi familjes shtetësinë shqiptare.Shumë dekada më vonë, në moshën 102 vjeçare, Gavoçi arriti të rimerrte shtetësinë aq të dëshiruar shqiptare dhe pasaportën.

“Ai kurrë nuk e harroi origjinën e tij dhe me krenari thoshte se ishte shqiptar”, thotë nipi i tij. Gavoçi është një shembull i forcës për të gjithë dhe është një shembull frymëzimi për kulturën dhe njerëzit e vendit të tij, pasi ai kurrë nuk u lodh duke ndihmuar popullin e tij për dekada të tëra. Vitet e fundit të jetës ai i ndau mes Sirisë, Arabisë Sauditë dhe Suedisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME