Categories Lajme

Moti i keq prej tre ditësh lë pa drita fshatrat në Korçë. probleme edhe në aksin nacional

5 fshatra të njësisë administrative Moglicë, në bashkinë e Maliqit, prej tre ditësh kanë mbetur pa energji elektrike.

E gjithë kjo është krijuar për shkak të ererëva të forta shoqëruar me reshje shiu.

Probleme të herëpashershme sa i përket furnizimit me energji elektrike ka patur edhe në fshatra të tjerë të kësaj njësia si dhe në disa fshatra të njësisë Gorë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këto fshatra energjia elektrike është rikthyer, por rrjeti tejet i amortizuar jep pak sigur në situata të tilla atmosferike.

Fusha e Maliqit nuk paraqet probleme, kjo edhe për atë sepse reshjet nuk kanë qënë me intensitet të lartë, por më kryesorja kanë funksionuar kanalet kulluese.

Burime pranë Drejtorisë Rajonale të Ujitje Kullimit thanë se kuotat në lumin e Devollit janë normale. Situatë normale paraqitet edhe në hecet lokalë të qarkut të Korçës.

Era e fortë ka sjellë probleme në disa zona të Korçës, përfshirë këtu edhe aksin nacional Korçë-Bulgarec, pasi nga era e fortë janë rrëzuar pemët anës rrugës. Është dashur ndërhyrja e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për të normalizuar situatën e krijuar në kryqëzimin e fshatit Çiflig.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME