Lajme

Moti/ Reshje shiu të herëpashershme dhe dëborë në male, kujdes mjegullën

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në orët e mesditës. Në orët e para të 24-orëshit në zonën e juglindjes do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë si dhe reshje të dendura dëbore në lartësitë mbi 400 metër.

Në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje do të ketë prezencë të reshjeve të dëborës. Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore e lehtë me shpejtësi 1-8m/s dhe valëzim në dete parashikohet i forcës zero dhe në një ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 16 °C; në vendet e ulëta: 5 / 14 °C; në vendet malore: 2 / 10 °C.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close