Lajme

Motori i blerë nga prindërit i mori jetën në aksident, Luca i ndjerë ishte nip në Shqipëri

Motori i blerë nga prindërit i mori jetën në aksident, Luca i ndjerë ishte nip në Shqipëri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e 21 majit në Casine di Ostra, Ancona. Një i ri 18-vjeçar i identifikuar si Luca Bergamaschi, pësoi aksident me motorin që i kishin blerë prindërit për ditëlindjen e tij.

Luca i ndjerë po udhëtonte me motorin që babi Daniele dhe nëna e tij me origjinë shqiptare Lela i kishin blerë në ditëlindjen e tij që e kishte festuar para një muaji. Motori Beta 300, u pengua tek një pusetë me kapak të ngritur, doli nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me një pemë, ndërsa i riu mbeti i vdekur përpara syve të babait dhe disa miqve të tij.

Në një postim të JOQ Albania, në facebook, ku tregon lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Lucas, ka komentuar tezja e të ndjerit e cila shpreh ngushëllimet dhe mes lotëve i jep lamtumirën e fundit nipit të saj.

Tezja e të ndjerit komenton në postimin e JOQ Albania:

Luka jone i dashur Luka jone i mire shume shpejt e more ate rruge pa kthim….po ti na helmove te gjitheve ne o i miri i tezes ..

Nje humbje e madhe …nuk mund ta shpreh dot me fjaj🙏🙏🙏🙏  Te qofte dheu i lehte LUKA🙏🙏🙏🙏LAMTUMIRE LUKA JONE🙏🙏🙏🙏😭😭😭😭

Varrimi i 18-vjeçarit do të bëhet të martën në Katedralen e Senigallisë në orën 15. Luca kishte mbushur 18 vjeç më 17 prill. Ai lindi në Milano, por prej disa vitesh jetonte në Senigallia me babain dhe nënën nga Shqipëria si dhe dy motrat e tij. Vetëm një vit më parë ai kishte fituar medaljen e artë në grappling dhe MMA dhe ishte sportisti i parë nga Senigallia që fitoi një ndeshje zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close