E enjte, 25 Qershor 2026
Categories Lajme

Vrasja e policit nga kolegu i tij në Tiranë/ Gledis Nano mbërrin në vendngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbërritur në Komisariatin nr.3 në Tiranë, aty ku një efektiv policie vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme.

Mësohet se autori Ludian Zaimi i ka shkrepur armën në drejtim të kolegut të tij Çaush Saliasi i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme ndërsa ishin kolegët e tij efektivë policie ata që dërguan të plagosurin në spital me makinën e shërbimit.  Mësohet se Ludian Zaimi, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi, autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte futur në Policinë e Shtetit, ndërkohë që viktima ishte veteran, pasi kishte mbi 20 vite.

Të dy ishin policë të Patrullës së Përgjithshme. Po ashtu mësohet se sherri mes tyre nisi për motive banale në ambientet e komisariatit, ndërsa çoi deri në përgjakje. Polici ndërroi jetë në spital.

NJOFTIMI , Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME

Zbuloni më tepër nga Vlora News

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin