Një 88-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Tiranë.
Mësohet se 88-vjeçari me iniciale T.B, është përplasur nga një motor.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.