Categories Politike

Mbyllet takimi i Bashës me ambasadorët e “Perëndimit”

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi mes ambasadorëve dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Selinë Blu. Pas takimit, as ambasadorët dhe as kryedemokrati nuk kanë dhënë prononcim për mediat. Siç ka mësuar gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj, takimi është kërkuar nga ambasadorët.

Në takimin e ditës së sotme të pranishëm ishin ambasadorja amerikane Yuri Kim, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ambasadori italian Fabrizio Buci, ai gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq.

Vizita e ambasadorëve në PD vjen në një kohë tensionesh dhe debatesh mes dy palëve të krijuara në Selinë Blu.

Në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe ish-kryeministri së bashku me grupin e tij demokrat pasditen e djeshme zbarkuan në selinë e PD-së ku edhe ngritën një Komision për Referendumin e datës 18 dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME