Categories Lajme

“Na fali biçikletën e fëmijëve,” ish-deputeti tregon gjestin e italianit që e kishte parë në foto

Agron Shehaj është një ish-deputet dhe sipërmarrës mjaft i suksesshëm në vendin tonë, por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai ishte pjesë e eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, në vitet 90-të. Ai ishte vetëm 13 vjeç kur udhëtoi me anije së bashku me familjen drejt vendit fqinj, në kërkim të një jete më të mirë.

Në atë kohë, një foto e tij në tren bëri jehonë në vendin fqinj. Në studion e “Opinion”, Shehaj rrëfen kujtimet e tij për këtë rrugëtim të pazakontë dhe impaktin që kishte pasur ky imazh tek italianët.

“Kjo foto është shumë interesante. E dija që ekzistonte… është e prerë në fakt sepse ngjitur është edhe im vëlla. Është një tren, është dhe vëllai i vogël, 8 vjeç në atë kohë. Kjo është publikuar në një gazetë në zonën ku ne vajtëm në Bolzano, në veri të Italisë. Një familje aty e zonës, kishte parë këtë foton dhe i kishte bërë përshtypje.

Një ditë të bukur, isha me tim vëlla, po ecnim në këtë qytezë edhe vjen një zotëri, rreth 45-50 vjeç, kishte një biçikletë me vete, na ndaloi dhe na dha biçikletën…. ne sapo kishim ardhur. Na tregoi se kishte parë foton dhe kishte dashur që të na dhuronte biçikletën… praktikisht, na fali biçikletën e fëmijëve të vet”, tregoi Shehaj./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME