Categories Lajme

Ndahen 93 leje legalizimi në njësinë 7 në kryeqytet/ Gjonaj: Kohë rekord përpunimi

Myfit Balilaj, Natasha Vito, Mandi Kasa, Qamil Mema janë vetëm disa prej qytetarëve që përfituan së bashku me shumë të tjerë lejet e legalizimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte sot e pranishme në ndarjen e 93 lejeve të legalizimit në njësinë 7 në Tiranë. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë emetuar 827 leje legalizimi nga Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tirana Jug në Njësinë Administrative 7, zona kadastrale 8220.

“Në një kohë rekord kjo agjensi kadastrale ka arritur të përpunojë dhe të na mundësojë që sot të shpërndajmë certifikatat e legalizimit për 72 leje të banesave private dhe 21 leje të pallateve të braktisura nga pronari”, u shpreh Gjonaj. “Nuk ka dhuratë më të bukur sesa të japësh zgjidhje një problemi që ekziston që kur banorët kanë bërë aplikimin para 20 vitesh. Pas vitesh endje nga njëra derë në tjetrën, sot jemi këtu për t’ju dhënë në dorë certifikatën e një prone të cilën tani mund ta trashëgoni”, vijoi ajo. “Ky nuk është një proces që po ndodh vetëm në Njësinë 7, por ka ndodhur dhe po ndodh në të gjithë Shqipërinë, pasi për ne qytetari është fillimi dhe fundi i punës tonë të përditshme”, përfundoi ministrja e Drejtësisë.

Në ndarjen e certifikatave ishin të pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin e ASHK-së Tirana Jug, Mariglen Disha. Lame bëri thirrje që banorët të bëhen bashkë për të finalizuar legalizimin e apartamentit që kanë blerë para shumë vitesh. Ndër të tjera Lame theksoi: “Na shani, por edhe na lavdëroni për punën që bëjnë drejtoritë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME