Lajme

Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë Haxhi Aliko

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare  ish-ministri i Bujqësisë, Haxhi Aliko. Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të politikanit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në Facebook.

Haxhi Aliko ka qenë një personalitet i shquar i Shkencave Veterinare, me kontribute shumëvjeçare si drejtues katedre i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Angazhimi i tij më pas në politikë si deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të personalitetit  të tij të  shquar. Aliko u emërua  ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close