Categories Lajme

Shtrenjtohet edhe me 15% çmimi i djathit të lopës. Operatorët mbyllin prodhimin nga mungesa e qumështit

Mungesa e qumështit të lopës po ndikon në rritjen e lartë të çmimit të djathit. Prej disa ditësh në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i djathit të lopës është rritur 15% krahasuar me disa ditë më parë.

Çmimi i djathit të lopës nga 670 lekë për kg ka arritur në 770 lekë për kg. Çmimi i djathit të lopës është rritur disa herë rresht këtë vit. Në fillim të këtij viti çmimi ishte 550 lekë për kg (rritja krahasuar me vjet 40%). Për 2021 djathi i lopës është shitur 440 lekë për kg.

Fabrikat e përpunimit të qumështit pohuan se rritja e çmimit vjen për shkak të mungesës së qumështit dhe kërkesës së lartë për këtë produkt, kryesisht në sezonin e turizmit. Për shkak të mungesës së qumështit fabrikat kryesore në vend këtë pranverë nuk arritën të magazinonin dot produktet e bulmetit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës ishte me rënie 7,4% krahasuar me 2020, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.

Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020. 56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnje-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia dhe shtete të tjera të Europës. Për 2021 rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.

Drejtuesi i një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit Saimir Begaj tha më herët për “Monitor” se magazinat e tyre janë bosh, ndërsa prodhimi ditor nuk arrin të plotësojë kërkesën e lartë të tregut. Tkurrja e prodhimit të qumështit të lopës sipas tij është ndikuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese, duke e kthyer blegtorinë të paleverdishme.

“Shumë fermerë të vegjël që rrisin 3 apo 4 lopë po largohen në emigracion, pasi nuk arrijnë të përballojnë koston e lartë të mbajtjes së kafshëve. Fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Për këtë arsye edhe këtë vit ka rënie të prodhimit të qumështit të lopës, ndërsa për qumështin e dhisë dhe të deles mungesat janë më të pakta. Gjatë stinës së pranverës fabrikat e përpunimit të qumështit nuk mundën të magazinonin produktet e bulmetit, pasi mungon prodhimi vendas”.

Shtrenjtimi i qumështit nga fermeri ka detyruar kompanitë të rrisin disa herë çmimet e produkteve të bulmetit për këtë vit. Nga 1 gushti kompania “Erzeni” aplikoi rritjen më të fundit të çmimeve. Për sa i përket çmimit të djathit të lopës përfaqësues të saj të kontaktuar nga “Monitor” thanë se aktualisht nuk e tregtojnë si produkt, pasi janë në vështirësi të gjetjes së qumështit të lopës jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë, ndërsa në pranverë produkti nuk u arrit të magazinohej.

Çmimi i qumështit të shitur nga fermeri këtë vit është rritur 40% këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike çmimi i të cilës është 3-fishuar, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.

Situata është e ngjashme edhe në vendet fqinje për mungesën e qumështit. Fabrikat vendase pohojnë se nuk po arrijnë të gjejnë qumësht as në Itali, Hungari dhe Rumani, teksa nga fermat e këtyre vendeve paralajmërohet ulje deri në 50% të numrit të lopëve për shkak të kostos së lartë të mbajtjes së tyre. /MONITOR

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME