Categories Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku. Prej kohësh ajo ishte në betejë me një sëmundje të pashërueshme të cilën nuk arriti ta mposhte.

E lindur ne Bilisht, shkrimtarja kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë. Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika.

Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015. Në përmbushje të deshirës së saj ceremonia e percjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME