Lajme

Ndahet nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare aktori i njohur me famë botërore

Aktori i njohur indian i filmave dhe serialeve indiane Siddharth Shukla ka vd ekur papritur në moshën 40 vjeçare, në dukje nga një atak kardiak. Një doktor indian tha për rrjetin britanik BBC se shkaqet e vde kjes nuk ishin ende të qarta, por mediat vendase thanë se kishte pësuar një atak kardiak.

“Ai u soll i vd ekur në spital disa kohë më parë”, tha një drejtues i spitalit Cooper Hospital për mediat vendase, duke shtuar: “Raportimet fillestare tregojnë se ka pësuar një atak kardiak, por për të qenë të sigurtë duhet të përfundojmë autopsinë”. Shukla kishte aktruar në shumë filma e seriale të industrisë indiane televizive të njohur si ‘Bollywood’.

“Lajmi ka tro nditur industrinë televizive”, tha Rohit Khilnani, kreu i grupit televiziv vendas NDTV. Homazhe të shumta vinin për aktorin nga industria, miqtë e familjarët. Ata shprehnin trishtimin për vdekjen e papritur në moshë kaq të re. Aktori lë pas nënën e dy motrat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: