Jeta ndonjëherë është e padrejtë, sikurse fati tregohet mizor. Një 32 vjeçar shqiptar ka ndë rruar jetë papritur, duke tronditur dhe pikëlluar familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë. Sabri Kalaj, i riu që u nda para kohe nga jeta, ishte nga fshati Dukat i Vlorës.
Dyshohet se ai ndërroi jetë papritur, si pasojë e një infarkti. 32 vjeçari jetonte prej kohësh në Itali, në zonën e Reggio Emilia. Për shkak të situatës së pandemisë dhe të procedurave të nevojshme, trupi i të ndjerit nuk ka mbërritur ende në vendlindje, ku do t’i jepet lamtumira e fundit. Media lokale “Orikumi news” ka publikuar foton e 32 vjeçarit, si dha ndau lajmin e trishtë për krahinën e Vlorën, ku ai kishte lindur. Ngushellime familjes