Categories Lajme

Ndodhej afër vendit ku ndodhi shpërthimi në Stamboll, këngëtari Gena rrëfen përjetimin

Këngëtari shqiptar Gena i cili ndodhet në Turqi bashkë me të shoqen, ka treguar përjetimin nga shpërthimi i bombës një ditë më parë në Stamboll, ku për pasojë ndërruan jetë 6 persona dhe u plagosën 80 të tjerë.

Në Tv Klan, ai është shprehur se ndodhet vetëm 1 kilometër larg vendit të ngjarjes dhe pasditen kur ndodhi shpërthimi kishin planifikuar që bashkë me bashkëshorten të dilnin shëtitje.

E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping. Dhe do të dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër.”, është shprehur ai.

Gena theksoi se shpërthimi ka shkaktuar mjaft frikë në zonën ku ndodhi ngjarja.

“Gjendja këtu nuk ndihet se ka një jetë normale, por ajo që ka ndodhur aty i përket asaj zone dhe jeta vazhdon si zakonisht si në çdo vend këtu”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME