Categories Lajme

Ndryshimi i pagës/ Bajram Begaj bëhet Presidenti më i paguar në rajon

Vendimi i fundit për rritjen e pagave e pozicionon presidentin Bajram Begaj, si kreun e shtetit më të paguar në rajon. Me rrogën 3860 euro, ai kalon edhe presidentët në Kroaci e Slloveni.

Bajram Begaj është nga sot presidenti më i paguar në rajon, pas votimit në parlamentin shqiptar për rritjen e pagave. Me përfitimin mujor që rritet nga 2320 euro në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës: Denis Beqirović, Želka Cvijanović dhe Želko Komshić, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej zbret presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, i cili ka rrogë 2420 euro.

Ndërkohë, paga e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas rritjes së fundit shkon në 2160 euro, ndërsa presidentit serb Aleksendar Vuçiç, të cilit I është rritur paga në janar, merr sot 1700 euro në muaj.

Me një diferencë prej 200 eurosh, listën e mbyll Stevo Pendarovski me pagë mujore 1500 euro.Në të gjithë rajonin, pagat e zyrtarëve janë një temë e nxehtë në sytë e publikut, sepse mendohet se ato marrin përveç rrogës, edhe të ardhura të tjera, disa herë më shumë se qytetarët e zakonshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME