Categories Lajme

Në Kadastrën e Vlorës, dorëheqje, shkarkime dhe 23 në he.tim për tjetërsim pr.onash

Tre ditë pas furtunes se shkarkimeve në Kadastrën e qytetit bregdetar që vijoi edhe sot me një tjetër dorëheqje, zbarkoi paradite njësia e anti-krimit ekonomik duke vendosur në hetim 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi duke ia kaluar një tjetri përmes falsifikimit.

Burime për VloraNews pohuan se hipotekimi i pronës për të cilën kanë nisur hetimet është bërë kundër parashikimeve ligjore duke i kaluar një tjetri.

Pas denoncimit të rastit, anti-k.rimi ekonomik ka shkuar paraditen e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës për të sekuestruar dokumentet në lidhje me hetimin që po bëhet. Ndërkohë që sot ka dhënë dorëheqjen një tjetër zyrtar i Kadastrës, n/ drejtori tjetër i këtij institucioni për ALUIZNI-t, Ardian Musta, ndërsa arsyet nuk dihen.

Kujtojmë që ditën e hënë drejtori i komanduar i Kadastrës Florian Almadhi dha dorëheqjen nga posti, ndërsa në vendin e tij u emërua Alteo Nazëraj. Po po të hënën u shkarkuan nga detyra n/ drejtori i Kadastrës, Klodian Troci dhe tre specialistë.

Troci u shpreh  se ka dorëzuar çelësat  dhe pret me shkrimin shkarkimin që i është komunikuar me gojë ditën e hënë.  “Zyra është hapur, nuk kam bërë asnjë rezistencë. Shkarkimi më është thënë më gojë, të enjten pritet të vijë me shkrim, që prej të hënës kam lënë çelësat në sekretari dhe nuk kam shkuar më në punë” tha ai.

Nuk dihet nëse lëvizjet në Kadastër kanë lidhje me hetimet që kanë nisur për tjetërsimin e pronave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME