Categories Lajme

Në kohë rekord, nënë Frida dhe djali i sëmurë hyjnë në shtëpi të re!

Një javë më parë, nënë Frida dhe djali i saj bënin thirrje për ndihmë. Jetonin në kushte çnjerëzore në godinë të rrënuar në kryeqytet. Jeta për ata nuk ka qenë aspak e lehtë. 60-vjeçarja edhe pse me shëndet të rënduar, i duhet të kujdeset për djalin, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë. Së bashku me Fridën, e cila ka tensionin dhe sëmundjet e zemrës, çdo javë ata përfundojnë në spital.

“Veç me lot i kaloj netët e ditët. Kam mbi 10 vjet që jetoj këtu, nuk kam as lekë për qiranë. Nuk më dalin as për ilaçet, jo më për gjëra të tjera. Ngela duke shkuar sa në spital e urgjencë, jam shumë sëmurë. Po vdesim të dy në këtë shtëpi. Të kishim të paktën një kasolle, një dhomë ku të fusim kokën. Kemi 8 muaj që jemi në terr, vjen darka e vetëm më qiri e kalojmë.”

Prej situatës së rëndë ku ndodheshin nënë e bir, “Fundjavë Ndryshe” në një kohë shumë të shkurtër arriti t’i sigurojë një banesë atyre. Pas kaq shumë vitesh, tashmë ata nuk do të vuajnë më të ftohtin apo errësirën.

“Shtëpinë e kemi gjetur me shumë mundim, pasi Tirana është shumë e vështirë. U munduam të plotësojmë edhe kërkesat familjes, e donin shtëpinë afër spitalit.

Gjetëm një shtëpi me qira, e kemi marr pa afat që familja të rrijë qetësisht aty. Jemi në kërkim të një bamirësi, e deri sa të gjendet ne kemi angazhuar strukturën tonë për të menaxhuar rastin, e të mos i linim të jetonin në ato kushte të tmerrshme.

Ne do t’i ndjekim në vazhdim edhe për problemet shëndetësore. Do t’i ofrojmë atyre nga farmacia e Fundjavës gjithë ilaçet që ne kemi për problemet që ato kanë. Janë ilaçe të cilat vijnë ngë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, do t’i ndjekim me gjithë vizitat e nevojshme mjekësore,” shtoi Arbër Hajdari gjatë emisionit “Historia e Fundjavës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME