Categories Lajme

Joe Biden zbulon emrat e ekspertëve të task forcës kundër Covid-19, Fauci nuk përfshihet në listë

Presidenti i Zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden njoftoi sot përbërjen e një grupi pune të ekspertëve shëndetësorë, të cilët do të planifikojnë luftën kundër pandemisë së coronavirusit. “Përballja me pandeminë e coronavirusit është një nga betejat më të mëdha që do të hasë qeveria jonë dhe unë do të dëgjoj shkencën dhe ekspertët”, tha Biden.

“Grupi i punës do të ndihmojë në formësimin e qasjes time për të menaxhuar rritjen e infeksioneve të reja, duke siguruar që vaksinat të jenë të sigurta, efektive, efikase, të shpërndara në mënyrë të barabartë dhe falas, dhe mbrojtjen e grupeve me rrezik të lartë”, shtoi presidenti i ri, raporton thewashingtonpost.

Grupi do të bashkë-kryesohet nga Vivek Murthy, njeriu i parë amerikan i shëndetit publik në mandatin e Barack Obamas, i cili u shkarkua nga Donald Trump dhe ish-kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), David Kessler, transmeton Telegrafi. Murthy ishte ndër kritikët e parë të qasjes së presidentit aktual ndaj pandemisë. Kreu aktual i grupit të punës për luftën kundër coronavirusit, dr. Anthony Fauci nuk është emëruar ende në trupin e Bidenit.

Anëtarët e mbetur të grupit të punës janë:

Rick Bright Ekspert i vaksinave, i cili dha dorëheqje në krye të Ministrisë së Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale muajin e kaluar pasi pretendoi se ishte ulur në gradë për arsye politike.

Rick Goosby Ekspert i sëmundjeve infektive, i cili më parë ka shërbyer në administratat Obama dhe Clinton.

Luciana Borio Më parë ka punuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave si udhëheqëse e departamentit shkencor.

Ezekiel Emanuel Onkolog dhe këshilltar i Bidenit, i cili është nënkryetar i nismave globale në Universitetin e Pensilvanisë dhe më parë ka shërbyer në administratën e Obamës.

Michael Osterholm Drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

Atul Gawande Mjek i shquar, studiues i shëndetit dhe shkrimtar, i cili shërbeu si këshilltar i lartë në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale në administratën e Bill Clintonit.

Loyce Pace President dhe CEO i Këshillit Global të Shëndetit.

Julie Morita Nënkryetare ekzekutive e Fondacionit Robert Wood Johnson dhe ish komisioner i shëndetit në Chicago.

Celine Gounder Asistent profesoreshë e mjekësisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e New Yorkut.

Robert Rodriguez Profesor i mjekësisë urgjente në Universitetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjekësisë e San Franciscos. Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë – 10.2 milion – dhe më shumë se 235 mijë kanë vdekur. Biden është një kritik i shpeshtë i qasjes së presidentit republikan, Donald Trump për menaxhimin e pandemisë. Trump vazhdon të refuzojë të pranojë humbjen në zgjedhje dhe ka ngritur një seri padish për të sfiduar rezultatet në disa shtete. Analistët besojnë se këto procese ligjore nuk mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME