Categories Lajme

Nëna i ndërroi jetë pasi ambulanca doli nga rruga, flet i biri: Nuk ishte me Covid, shoferi ishte me shpejtësi

Para pak ditësh një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, për shkak të ngricave në rrugë. Një autoambulancë po transportonte një paciente 71-vjeçare kur doli nga rruga dhe u përplas me murin ndarës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të moshuarës. Gjatë një emisioni televiziv, djali i viktimës tha se nëna e tij nuk vuante nga Covid-19 ashtu siç u raportua në media, por vuante prej veshkave dhe kishte nevojë për dalizë.

Nëna ime nuk ka patur probleme me Covid-19. Më ka vrarë familjarisht, moralisht. Kanë thënë se ka qenë me Covid, por kjo nuk ka qenë shkaku i vdekjes së nënës sime. Nëna ime ka patur nevojë për dializë, prandaj u nis nga Saranda në Tiranë. Kaloi një vdekje klinike, e në Gjirokastër u soll në jetë sërish. Spitali i Gjirokastrës më tha se e kishte të pamundur, duhej që ta nisnin urgjentisht në Tiranë.

Sipas tij, nëna ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit. Ai shtoi se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka parë se si ishte bërë aksidenti.

Është goditur disa herë makina me ndarësen e rrugës. Është rrotulluar makina dhe është goditur me anën e pasme dhe është përmbysur dhe ka ikur zvarrë. Nëna deri në ato momente ka qenë mirë, ishte përmirësuar. Që në Gjirokastër ishte bërë më mirë, e përballonte rrugën për në Tiranë. Nuk ka diskutim, vetëm aksidenti i mori jetën nënës. Nëna edhe pasi bëri aksidentin, edhe 2-3 minuta pas ka qenë gjallë. Por aty dha shpirt pastaj. Që nga Shkozeti i Durrësit e deri në Tiranë, kishte probleme me ngricën. Nisësh për t’i bërë mirë dikujt, por i merr jetën. Shpejtësia ka qenë mbi 115 km, ka kufizime edhe me shpejtësinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME