Categories Lajme

Nëna kërkon djalin prej 41 vitesh

Një nënë e cila prej 41 vitesh kërkon djalin e saj ka dalë sot publikiht në emisionin “Pa gjurmë”. Ajo ishte vetëm 19-vjeç kur humbi kontaktet me djalin e saj, të cilin e kishte dërguar në jetimore pasi duke qenë një nënë e vetme, nuk mund ta ushqente djalin e saj.

I fejuari i saj e kishte lënë në momentin kur kishte marrë vesh që kishte marrë vesh se ajo ishte shtatzënë. Nëna e Rudinit rrëfen mes lotësh, në një lidhje telefonike për Pa Gjurmë, se nuk ka marrë asnjë lajm për djalin që kur ai ishte 4 vjeç. Ajo kujton se punonjësja e shtëpisë së fëmijës i kishte dhënë lajmin se djali i saj nuk jeton më. Por ajo nuk e besoi kurrë dhe sot ka një shpresë se djali i saj jeton ende.

“Nuk kam marrë asnjë lloj detaji për djalin. Më kanë thënë vetëm mos hajde më.Vajta me një shoqen time të ngushtë. Portierja më tha Rudini ka vde.kur.Nuk e di pastaj si shkova në shtëpi. Nuk e di kush më çoi në shtëpi. Kisha dy javë pa e takuar djalin. Ai më kuptonte sa shkoja dhe më thërriste mami, mami. Ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Të tre fëmijët i kam në një ditëlindjen me 14 Dhjetor. Edhe djali kur bëjmë ditëlindjen më thotë kjo është për Rudinin. Dua vetëm të dijë që Rudini jeton. Nuk dua të di asgjë tjetër”, tregon nëna.

Motra e saj tregon se pasi u nda nga i fejuari familja e përzuri nga shtëpia, dhe ajo u strehua në një qendër sociale në Durrës. Qëndroi atje për disa kohë derisa daja i saj bindi babanë e saj që ta pranonte në shtëpi vajzën, ndërsa djalin e dërguan në shtëpinë e fëmijës.

“Motra ime që në moshën 19 vjeçare pasi humbi djalin e saj ka pësuar një gjendje të rëndë. Thotë që nuk do asgjë vetëm ta shohë mirë djalin e saj.  Sot i ikën goja dhe syri. E mban mendjen vetëm te djali i saj Rudini. Ka dy fëmijë të mrekullueshëm. Por ka një vend bosh në zemrën e saj. Shumë e gënjejnë pasi unë jam e bindur që djali i saj është gjallë dhe është mirë. Motra ime ka qenë në shkollë në Durrës. Atje u dashurua me atë zotërin që nuk dua t’ia përmend emrin. Ky hynte dhe dilte në shtëpinë tonë.

U prezantua në fshat si i fejuari i motrës time. Kur motra ngeli shtatzënë e braktisi. Nuk e kërkoi më të dashurën e vet dhe fëmijën e vet. E dinte që ajo ishte shtatzënë. E përzunë nga shtëpia. Si përfundim e mori daja im. Dajën e kam pasur në Ishëm. Kur motra lindi çunin daja e çoi në Durrës. E mbajti fëmijën vetë. I vendosi djalit emrin Rudin. Ne shkonim e vizitonim. E la babai im. Iu mbush mendja që të vinte motra në shtëpi. E la djalin pa të drejtë birësimi. E ka kërkuar dy vite pas. Deri në moshën 4-vjeç  e ka takuar. Ajo është shumë e bindur që djali i saj është shëndet mirë. Ajo jeton vetëm për Rudinin”, tregon tezja e Rudinit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME