Categories Lajme

Nëna kishte ndezur sobën në kasolle/ Vdekja e 2-vjeçarit nga zjarri, çifti me tetë fëmijë në kushte të vështira ekonomike

Familja e Haki Çokut në Laç ka hapur dyert e zisë pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në banesën e tij, ku një kasolle u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbi jetën fëmija dy vjeç. Dëshmitarët nga vendgjarja kanë rrëfyer për kamerën e Fax News sesi është përfshirë nga flakët kasollja.  Sipas tyre, e ëma e 2-vjeçarit kishte ndezur një zjarr për të gatuar dhe për t’u ngrohur fëmijët prapa shtëpisë ku kishte imporvizuar një magazinë. Në atë momente ajo nuk ka qenë e pranishme dhe zjarri në pak minuta ka shkrumbuar magazinën. “Unë kam qenë në gjumë dhe thanë u dogj stalla. Kur u djeg fëmija u bë nami.”- thotë një banore.

“Soba ka qenë ndez nga mbrapa shtëpisë për të gatuar dhe për tu ngrohur. E ëma nuk ka qenë në moment aty për të parë situatën. Ajo ka parë pastaj, por zjarri të merr shpirtin është me sekonda.”- shprehet dëshmitari. Po sipas dëshmive, çifit ka tetë fëmijë dhe të gjithë fëmijët janë të vegjël, njëri-pas tjetrit, ndërkohë që jetonin me qira në kushte të vështira ekonomike. Një nga fqinjët shprehet i indinjuar me zyrtarët lokalë, se fëmija ka ndërruar jetë pasi nuk ka kushte për tu ngrohur në banesë. “Ka vdek fëmija se nuk ka kushte. Me pas kushte rri në shtëpi. Regjim i degjenerum.”- shprehet i indinjuar ai.

Ndërkaq për të ngushëlluar familjarët ishte edhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara e cila shprehet se do të ndihmojë familjen. “Në ndihmë sociale, do të marrim përsipër procedurën e varrimit. Do të akomodohesh në një shtëpi tjetër. Ne jemi gati për të ndihmuar. Nuk dua të bëhet objekt debati dhimbja që të ka ndodhur ty edhe ne të gjithëve se është fëmija jonë. Zoti të dhëntë forcë.”- u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME