Categories Lajme

Logoja për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet rezulton e vjedhur

Erion Veliaj, pak ditë më parë shpalli garën për të gjithë grupet e individët kreativ që të dërgonin logon e tyre për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Në garë morën pjesë shumë persona e në fund u shpall fitues grupi “Karrota”.

“ Vjet Kryeqytet   Mbi 35K votues moren pjese ne votimin online  per logon e 100 Vjetorit te Tiranes Kryeqytet! Fitues me pak diference eshte Karrota nga Kosova!  #Tirana100. Urime!  Nderkohe, edhe 3 finalistet e tjere do jene pjese e aktiviteve te ketij viti! ”, shkruante Veliaj.

Por një ditë pas shpalljes së fituesit në dritë ka dal një fakt, që ka hedhur poshtë të gjithë këtë garë. Sipas shumë personave në mediat sociale, logoja rezulton se është e frymëzuar nga Truman. Siç shihet dhe nga FOTO, logoja e grupi ‘Karrota” dhe Truman kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën dhe dyshohet se është e vjedhur prej saj.

Një reagim për këtë debat të hapur online ka ardhur dhe nga Akil Kraja, ish-këshilltar në Bashkinë Tiranë, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Në mediat sociale, Kraja shkruan se projekti është i vjedhur dhe për vjedhjen akuzon drejtëpërdrejtë Erion Veliajn.

“Mos, godet serisht pinoku i turbulluar i Tiranes  Projekti i ri i Teatrit Kombetar doli i kopjuar nga nje projekt i huaj  Tani po del dhe logoja e 100 vjetorit te Kryeqytetit e kopjuar  Por ju lutem vetem mos e turbulloni shpirterisht se do t’ju coje ne gjykate per shpifje ”, shkruan Kraja. Nga ana tjetër mësohet se projekti për logon ka qenë një garë mes dizenjuesve dhe është bërë online. Ka qenë publiku ai që ka votuar në mediat sociale të kreut të Bashkisë Tiranë dhe kanë zgjedhur fituesin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME