Categories Lajme

Nënë e tre fëmijëve/ Shqiptari vret bashkëshorten, më pas i dorëzohet policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër. Një shtetas shqiptar 42-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka vrarë gruan e tij 39-vjeçare. Tragjedia ka ndodhur në Erlen në Zvicër, rreth orës 11:00 ku 39-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj.

42-vjeçari ka telefonuar policinë duke thënë se kishte vrarë gruan e tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë në pranga. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet. Të afërmit e viktimës kanë treguar se 39-vjeçarja ishte nga Maqedonia e Veriut. Ajo ishte nëna e tre vajzave adoleshente.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet mes çiftit, pasi sipas të afërmve të tyre, ata ishin drejt divorcit, ndërsa burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME