Categories Lajme

Nexhmije Hoxha: Plani për prishjen e banesës është fashist

E veja e ish diktatorit shqiptar, Enver Hoxha e quajti fashist planin e qeverisë për të shembur banesën e saj, në kuadër të planit për zgjerimin e Unazës së Madhe

97 vjeçarja tha të hënën se banorëve u ishte thënë të linin banesat e tyre brenda disa ditëve dhe e cilësoi këtë urdhër si akt tipik fashist, raporton Associated Press, që citon mediat vendore.

Më herët, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”. Nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.

Ndërkohë banorët e Unazës së Re protestuan ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Nexhmije Hoxha dhe familjarët e ish udhëheqësve kryesorë shqiptarë janë zhvendosur prej kohësh në rrethinat e Tiranës./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME