Categories Lajme

Nga Ksamili në Velipojë/ Bllokohen 11 mjete lundruese,detaje-video

Plot 11 mjete janë bllokuar nga Policia Kufitare, nga Ksamili në Velipojë. Ndërkohë, drejtuesve të tyre iu janë vendosur masa administrative me gjoba, konkretisht nga 10 mijë lekë të vjetra.

Aksioni në fjalë vjen në kuadër të garantimit të sigurisë së pushuesve.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë pasur një angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë.

Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.

-Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.

-Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME