Categories Lajme

Nga Kukësi në Vlorë, ekspertët e PD dorëzojnë të dielën “librin e zi” në KAS

Partia Demokratike pritet të dorëzojë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve kërkesën për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për 9 qarqe në vend.

Dosja me provat ku bazohet ky ankimim do të dorëzohet të dielën nga ekspertët ligjorë të PD-së. PD-ja nuk ka pretendime për manipulim të votës për vetëm tri qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë.

Ndërsa e kundërta ndodh për nëntë qarqet e tjera: Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Kërkesa e PD-së nuk bën fjalë për hapje të kutive apo rinumërim të votave, po shpallje të pavlefshme të rezultatit për këto qarqe, pasi sipas tyre, provohet se procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti është deformuar.

Sipas fakteve dhe provave që kandidatët e PD-së, numëruesit dhe vëzhguesit kanë mbledhur në terren mbi parregullsitë, maxhoranca ka përdorur asetet e shtetit për të manipuluar rezultatin e 25 prillit.

Ndër provat që PD-ja do të paraqesë para KAS janë punësimet e fundit në administratë në tre muajt e fundit, dyfishimi i ndihmës ekonomike apo përdorimi i aseteve shtetërore në zgjedhje, si dhe fakte të tjera si dhënia e dëmshpërblimeve për tërmetin e 26 nëntorit javën e fundit para zgjedhjeve.

Ankimimi i PD-së në KAS do të bëjë automatikisht që KQZ-ja të shtyjë me të paktën 20 ditë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar shpallje të pavlefshme të procesit të votimit vetëm për qarkun e Gjirokastrës, qark në të cilin nuk arriti të sigurojë asnjë mandat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rezultatin paraprak për 25 prillit i jep Partisë Socialiste 74 mandate, PD-së 59 mandate, LSI-së 4 mandate dhe PSD-së 3 mandate.

Menjëherë pas ditës së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me juristët e PD-së të drejtuar nga Eduart Halimi dhe këshilltarët në PD.

Kur ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave në kuti, ekipi ligjor pranë PD-së i kërkoi KQZ-së një numër të madh dokumentesh, videosh dhe kryqëzim të dhënash.

Ndërsa hapi tjetër që ndërmori selia blu përmes grupit të punës ishte porositja e strukturës së PD-së që të dorëzonin çdo material filmik dhe të çdo formati të mundshëm të veprimeve të paligjshme zgjedhore gjatë fushatës, gjatë ditës së votimit dhe në procesin e numërimit.

Grupi i punës që nisi me juristët u përforcua në PD edhe nga IT-ja dhe profesionist të fushave të ndryshme./Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME