Categories Lajme

Nga porti i ri turistik te aeroporti, projektet e reja në Vlorë/Në përfundim të mandatit të tretë, Shqipëria me 4 aeroporte

“Ambicia jonë është që të kemi në përfundim të mandatit të tretë 4 aeroporte në Shqipëri”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një takim me ekipin e kandidatëve të Partisë Socialiste në Vlorë.

“Vlora është në fazën kur hyn në një proces të realizmit të disa projekteve të mëdha,  porti i ri tregtar në Triport që do të sistemojë pas kaq shumë vitesh në një situatë kaotike dhe të padenjë për shtetin edhe peshkatarët e Vlorës. Po ashtu porti i ri turistik që do jetë një port që do sjellë në Vlorë turizmin elitar me jahte dhe konsumatorë të një niveli tjetër”, -nënvizoi Rama duke shtuar se porti i ri do t’i sjellë Vlorës të ardhura sepse pavarësisht sezonit turistik edhe jashtë sezonit të gjitha ato varka do qëndrojnë në Vlorë dhe do paguajnë .

Kreu i qeverisë u shpreh se “mbi 1500 pjesëtarë të ekuipazheve të tyre do të jetojnë këtu që do të thotë një vlerë e shtuar edhe për ekonominë. Nga ana tjetër vazhdimi i investimeve që janë në proces plotësohet në mënyrë të jashtëzakonshme me aeroportin e Vlorës”.

“Ka dalë kompania fituese dhe tani po negociohet kontrata, e cila brenda tre javësh sipas ligjit do të jetë e firmosur dhe do të fillojë puna. Kam shumë besim se gjithë dokumentet që ka paraqitur kompania konsorciumi ku kompania që ka shumicën dhe barrën kryesore është “ Mabetex” i Behxhet Pacollit, janë bindëse sa i përket kapaciteteve financiare, ndërkohë nuk diskutohet sa bindës është Behxhet Pacolli që përmes “Mabatex” ka realizuar vepra të mëdha infrastrukturore dhe publike në botë”, – theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, aeroporti i Vlorës është një hall i zgjidhur që u krijua si rezultat i bllokimit të procesit nga pandemia dhe është një garanci që ekonomia e Vlorës do ndryshojë dhe shkojë në një nivel tjetër.

“Kjo pasi dihet botërisht një euro e investuar në një aeroport kthehet në një ekonomi ku fitohen si kontribut i drejtëperdrejtë në shërbime, në infrastrukturë hotelerie 23 euro. Nëse kemi një investim që parashikohet 105 milionë euro për aeroportin shumëzoje për 23 ky do të jetë impakti i drejtpërdrejtë ekonomik i aeroportit për Vlorën, por sigurisht që është një impact që e tejkalon Vlorës dhe Shqipërinë”, – tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se së shpejti do të hapim garën për aeroportin e Sarandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME