Categories Lajme

“Vlonjatë, sarandjotë, minoritarë, çamë, lebër”, Rama: Vlora duhet të flasë fort më 25 prill

Kryeministri Edi Rama tha sot në Vlorë se të gjithë premtimet e dhëna për Vlorën ose janë të përfunduara, ose drejt përfundimit, ose në proces të fillimit konkret të punës. Ai kërkoi që Vlora më 25 prill të flasë fortë si një trup i vetëm pasi nuk është e partive por e Shqipërisë dhe Ismail Qemalit. “Vlora duhet të flasë fort më 25 prill si Vlorë. Vlonjatët, sarandjotët, minoritarët, çamët, të rinjtë, të rejat, lebërit, vlonjatët, myzeqarët, të gjithë duhet të flasin fortë si një trup i vetëm, si një forcë e bashkuar për Vlora.

Vlora nuk është e partive, është e Shqipërisë, është e Ismail Qemalit, është e fëmijëve tanë pa dallim dhe për fëmijët tanë jemi këtu dhe jemi zgjedhja më e mirë pavarësisht se kemi kusuret tona, që fatmirësisht i dimë një pjesë dhe një pjesë që nuk i dimë kemi aftësinë t’i dëgjojmë nga njerëzit, të reflektojmë, në një proces përmirësimi të vazhdueshëm”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME