Categories Lajme

“Nga shiu në breshër…”

Një shqiptar është dënuar me burg, pasi e gjeti veten të përfshirë në një operacion të shkallës së gjerë të trafikut të drogës në Oxford, në mënyrë që të paguante borxhin që i kishte trafikantëve, të cilët e kishin ndihmuar të futej në Britani.

Ergys Agia u dënua me mbi 4 vjet burg, pasi policia i gjeti në banesë kokainë me vlerë mbi 6 mijë paund, si dhe 12 mijë paund kesh.

Megjithatë, ndonëse kishte fituar një rol domethënës në këtë rrjet droge, gjykata e Oxford u njoh të enjten me faktin se 28-vjeçari kishte qenë nën presion dhe ishte detyruar që të behej pjesë e organizatës, në mënyrë që të paguante borxhin prej plot 10 mijë paundësh, që i kishte grupit që e kishte futur ilegalisht në Britani.

Agia kishte mbërritur në këtë shtet i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni më herët gjatë këtij viti. Banda i kishte dhënë atij dokumente identiteti false, dy automjete dhe një sasi të madhe parash kesh.

Policia ra fillimisht në gjurmët e 28-vjeçarit pasi gjeti disa dokumente në makinën e një tjetër trafikanti, që referonin një adresë në Rymers Lane. Kur oficerët mbërritën në banesën në fjalë gjetën një numër të madh veshjesh e sendesh të shtrenjta, si dhe shumë karta bankare në emër të personave të ndryshëm. Pas një kontrolli të shpejtë ata zbuluan sasinë prej 12 mijë paundësh, si dhe kokainën.

Gjatë marrjes në pyetje, Agia deklaroi se qëndronte në këtë banesë prej 3 javësh dhe mohoi të kishte dijeni për drogën dhe paratë. Por më vonë ai pranoi akuzat e shpërndarjes së kokainës, posedim të të mirave me burim kriminal dhe posedim të dokumenteve të identitetit false.

Duke folur për shqiptarin, avokati mbrojtës tha: “E vetmja gjë që dua të them është se ky njeri po shfrytëzohej. Ai nuk ishte në dijeni në shkallën e organizatës që bënte pjesë, apo sesa po shfrytëzohej. Nuk flet më shumë se 2 fjalë anglisht, kështu është mëse e qartë se nuk kemi të bëjnë me dikë që është në gjendje të menaxhojë një operacion të përmasave të tilla”.

Në përfundim të gjykimi të tij, gjykata dhe në total 4 vjet e 2 muaj burg për të riun shqiptar, një dënim i reduktuar pasi Agia pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME