Categories Lajme

Nga sot deri nesër në mbrëmje moti përmirësohet paksa, por çfarë pritet të ndodhë pas të dielës në dark e në vazhdim

Meteorologu Akil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka hedhur dritë mbi situatën meteorologjike në vend gjatë ditëve në vazhdim. Sipas tij moti gjatë ditës së sotme deri mbrëmjen e nesërme do të jetë me rebeshe afatshkurtër dhe temperatura të freskëta deri në 24 °C. Sipas Osmanit, duke filluar nga mbrëmja e së dielës do të kemi një sistem të fuqishëm vranësirash, me rebeshe shiu fillimisht në veri-perëndim të vendit dhe më pas në zonat qëndrore e ato jugore. Moti do të përmirësohet plotësisht në datën 30 shtator, madje dhe ditët e para të shtatorit do të kenë një mot të qëndrueshëm, por me temperatura të freskëta 24-25 °C

“Kemi hyrë në vjeshtë, pasi reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë territorin e vendit, duke bërë që vlerat e temperaturave ditën e sotme të zbresin në 24 °C. Gjatë ditës së sotme kemi një përmirësim të kushteve të motit që do të vazhdojë deri ditën e nesërme. Edhe pse kemi përmirësim të kushteve të motit rebeshet afattshkurtra të shiut do të mbeten prezente. Dita e dielë në mbrëmje do të sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu në zonën veri-perëndimore fillimisht, më pas do të përfshihen zonat qëndrore dhe ato jugore. Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe qëndrore dhe më të pakta në ato jugore. Dita e martë sjell një përmirësim të motit, ndërsa data 30 sjell një kthjellim të plotë. Ditët e para të muajit tetor do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe pse temperaturat do të jenë të freskëta, me temperaturë 24-25 °C”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME