Categories Lajme

Ngjarja tragjike/ Kjo është nëna e re që u hodh nga ballkoni me djalin 5-vjeçar në krahë

Kjo është 35-vjeçarja Gemma Paris, që u hodh nga ballkoni me djalin e saj 5-vjeçar në krahë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Celano (L’Aquila) të Italisë.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore në kryeqytetin Abruzzo.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, urgjenca dhe zjarrfikësit.

“Është një tragjedi. Gruaja ishte në të njëjtën moshë me gruan time. E kam njohur shumë mirë, jemi të shokuar”, ka komentuar kryebashkiaku i Celano, Settimio Santilli.

“Një ngjarje e tmerrshme”, shtoi kryebashkiaku në Facebook, “që të lë të habitur dhe të tronditur, me një ndjenjë të madhe zbrazëtie dhe që meriton vetëm një heshtje dhe respekt të detyrueshëm.

Pusho në paqe e dashur Gemma. Le të lutemi të gjithë që gjithçka të shkojë mirë për Sergion e vogël. Ngushëllimet më të thella nga qyteti i Celanos për prindërit e Gemmas, Graziella dhe Michele, bashkëshortin e saj Achille dhe Fernandën e vogël”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME