Categories Lajme

“Ngjarje e shëmtuar, kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke”, kryeministri Mitsotakis reagon ashpër për arrestimin e Fredi Belerit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar mesditën e sotme pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për mediat ai e quajti arrestimin e Belerit si një ngjarje të shëmtuar, teksa u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast.

“Ne kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës. Të lirohen ata që janë burgosur që të votojnë”, u shpreh Mitsotakis.

Më parë kishte reaguar edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, që u shpreh se se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut.

“Arrestohet anëtari i minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar Bashkie në Himarë të Shqipërisë, së bashku me një tjetër grek. Dua të them se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut.
Për këtë kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borrell, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze, si Presidencë në detyrë. Qeveria greke do ta monitorojë këtë nga afër.
E përsëris, diçka që e njohu edhe kryeministri shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të forta, përbën skandal.”, tha Dendias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME