Lajme

Nishani flet për detyrën si kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së: Pse e pranova

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është ndier i zhgënjyer nga Lulzim Basha pasi ky i fundit i di më mirë se kushdo tjetër angazhimet personale pasi Nishani përfundoi detyrën si President.

I pranishëm në një takim me demokratët në Gjirokastër, së bashku me kandidaten për kreun e PD-së, Edith Harxhi, Nishani u shpreh se detyrën si kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së e ka pranuar për të bërë avokatinë e partisë dhe jo për karrige personale.

“Jam lënduar, jam ndjerë i lënduar nga Basha. Ai më shumë se askush, i di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e Presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë, s’kam nevojë për karrige.

Unë karrigen e kisha më të madhe. Faqen dhe fytyrën time s’ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Kam pasur një bindje se mund t’i shërbeja PD-së si një avokati publike. Pas marrëveshjes së 5-qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e PD-së: Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi, s’do kurohet ndonjëherë,”– tha Nishani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: