Categories Lajme

Një 60-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme në Elbasan, zbardhet ngjarja

Detaje të reja janë zbuluar pas vdekjes së një 60-vjeçareje nga Kosova, ditën e djeshme në llixhat termale të Treganit në Elbasan.

Ajo humbi jetën ditën e djeshme, ndërkohë që bashkëshorti i saj, një 70-vjeçar me inicialet J.I, është transportuar drejt QSUT-së në Tiranë në gjëndje të rëndë.

Burime  bëjnë të ditur nga grupi hetimorse gruaja është ngritur për të shkuar në banjo dhe ka rrëshkitur dhe përplasur kokën. Bashkëshorti i ka shkuar pas ca kohësh për ndihmë por në tentative për ta ngritur ka rrëshkitur edhe ai.

Grupi hetimor ka konstatuar goditjen nga rreshkitja në kokë.

Informacion paraprak

Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME