Categories Lajme

“Një mijë lekë policit për të mos i vënë gjobë”, shoferi në Tiranë e pëson keq

Shoferi në Tiranë i cili drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, në vend që të merrte gjobë, u arrestua. Veprimi i policisë erdhi pasi shoferi dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative.

Njoftimi i plotë Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME