Categories Lajme

Majko tregon pse e shiti shtëpinë në qendër të Tiranës

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar pas publikimit te deklaratës se tij të pasurisë, duke treguar se pse ka ndërruar banesën duke u zhvendosur nga qendra e Tiranës. Majko thotë se banesa që ka shitur në qendër të Tiranës, e ka mbuluar vlerën e shtëpisë që ka blerë, duke iu referuar lajmeve te publikuara për blerjen e banese me vlerë 232 mije euro. Ministri shkruan se qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë siguria e familjes së tij dhe jo për të bërë biznes.

“Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumenteve ligjore.

Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes.

Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”, shkruan Majko. Deklarata e pasurisë së Pandeli Majkos e publikuar në artikullin e ndarë nga ministri

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko përpos 232 mijë eurove që ka blerë një apartament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.

Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Sakaq Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përpos shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë.

Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.

Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro. Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë. Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME