Categories Lajme

“Nuk po sillet si virus respirator”, Pipero tregon dëmtimet që shkakton: I pari dëmtohet truri

Pëllumb Pipero deklaroi sot se koha ka treguar që Covid-19 nuk po sillet vetëm si virus respirator. Sipas tij, në pacientët që janë trajtuar, ka raste që tregojnë se truri është i pari që goditet nga virusi. I ftuar në News 24, ai tha se Covid 19 sjell koagulimin e gjakut. “Shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme.

Ajo që mund të them është se Covid 19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës së trurit nga virusi. Kemi pasur tre raste pacientësh ku e kemi vërejtur një gjë të tillë, jep dëmtime të qelizave trunore”- tha Pipero. Sipas tij, “kemi 6 apo 7 muaj me këtë virus nuk dimë për sa kohë organet ngelen të dëmtuara prej tij, nuk dimë edhe nëse lë apo nuk lë imunitet. Duhet të kalojnë 18 deri në 24 muaj që të kemi të dhëna më të qarta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME