Një person ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales.
Kanë qenë pushuesit, vrojtues dhe punonjës të lokaleve që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ai u nxor nga uji nga pushuesit e tjerë e më pas u mor nga autoambulanca ku po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake, ai ka konsumuar shumë ujë dhe ndodhet në gjendje kritike.
