Categories Lajme

Një tjetër urban aksidentohet në Tiranë

Pas autobusit të Unazës i cili ra të premten në darkë në Lanë  por për fat pasagjerët shpëtuan me lëndimë të vogla, një tjetër urban është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë.

Autobusi i linjës Qyteti Studenti është pë rplasur në stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ende nuk raportohet për dëme sepse ka ndodhur pak më parë.

Nga pamjet e siguruara duket se xhami i përparmë i autobusit është thyer. Është thyer gjithashtu komplet edhe xhami i stacionit. Nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa nuk dihet nëse në momentin e përplasjes kishte pasagjerë në autobus, apo persona që prisnin në stacion.

Urbanët e Tiranës janë mjaft problematik, dhe në shumë raste janë bërë objekt ak sidentesh, të shumtën e rasteve për fajin e tyre ose për shkak të shpejtësisë ose për arsye të tjera.

Dy ngjarje në pak ditë tregojnë se ky shërbim nuk funksionon ashtu sic duhet edhe pse merr miliona lekë nga taksat e qytetarëve, por prapë calon.

Ndoshta ka ardhur koha që bashkia e Tiranës dhe cdo instituticion tjetër përgjegjës të mblidhen dhe të hartojnë një strategji të re të shërbim urban në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME