Categories Lajme

“Shtëpia e barit” në Kashar, gjykata lë në burg vetëm Ylli Sulajn, i dyshuari: E bëra unë, nëna dhe motra nuk kanë dijeni

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli vetëm një prej të arrestuarve në lidhje me shtëpinë e barit të zbuluar pak ditë më parë në Kashar.

Bëhet fjalë për Ylli Sulajn, i cili mori përsipër edhe fajin.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën arrest me burg për katër të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar ku kanë zbuluar një “shtëpi bari”, konkretisht për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj, dhe Xhevrie Sulaj, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, detyrim paraqitje.

Ndërkohë, togat e zeza liruan Xhevrie Sulajn, duke caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, për vajzën e saj Shqipe Sulaj, ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Lufti Basha dhe Rifat Kuçi dhe Luan Sulaj u liruan.

Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie, kanë sinjalizuar policinë.

Avokati i të arrestuarve është shprehur se Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Shqipja punon 16 orë në fasoneri.

Sakaq Ylli Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij.

Sula ka kërkuar mase më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME