Categories Covid-19, Lajme

Njihuni me 90-vjeçaren që eci 10 kilometra për të bërë vaksinën

Stuhia e ashpër e borës që goditi gjithçka në Seattle, SHBA nuk e pengoi një grua 90-vjeçare, që kishte lënë orarin, të shkonte për t’u vaksinuar. Duke sfiduar temperaturat polare, Fran Goldman u vesh në mënyrë të përshtatshme dhe eci dhjetë kilometra për të mos humbur orën e vaksinimit. Sipas gazetës lokale “Seattle Times”, 90-vjeçarja arriti të kalonte një distancë prej dhjetë kilometrash në këmbë.

“Unë telefonova për të caktuar një takim në çdo kohë të ditës, nga mëngjesi në mbrëmje, ” tha ajo. 90-vjeçarja  arriti të linte takim për t’u vaksinuar të dielën në mëngjes, por të premten dhe të shtunën, një stuhi e fortë dëbore goditi zonën.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi të moshuarën që të shkonte për t’u vaksinuar, ashtu siç e kishte përcaktuar. Goldman veshi një pallto, një mushama dhe çizmet e saj të dëborës, më pas mori shkopin dhe filloi të ecte për në qendrën e vaksinimit.

“Nuk ishte e lehtë të shkoje, ishte e vështirë,” i tha ajo Seattle Times. E moshuara arriti në takimin e saj, vetëm 5 minuta me vonesë. Vajza e Ruth Goldman, e cila jeton në Buffalo, New York, nuk u befasua nga nëna e saj e patrembur. “Ne jemi nga ata njerëz që duan të jenë jashtë,” i tha ajo gazetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME