Categories Covid-19, Lajme

Drejtoresha e spitalit të Vlorës: Deri në 120 shtretër në dispozicion të pacientëve me COVID

Bruna Mersini , Drejtoresha e spitalit të Vlorës  ka deklaruar se kapacitetet e këtij spitali për pavijonin e dedikuar COVID shkojnë nga 80 deri në 120 shtretër. Ajo tha se janë 80 mjekë specialistë në këtë spital të cilët prej një viti janë trajnuar me rastet e triazhimit të pacientëve të dyshuar si të prekur nga COVID.

Ajo thotë se sipas protokollit që i është dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, në spitalet rajonale do të trajtohet të gjitha raste me COVID, me përjashtim të atyre që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ose kanë komplikacione si pasojë e sëmundjeve bashkëshoqëruese.

“Spitali rajonal i Vlorës është në vazhdimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Është çelur ky skenar që fatmirësisht na ka dhënë kohë të përgatiteshim. Shkodra dhe Durrësi janë zyrtarisht në skenar. Kapacitetet janë 350 shtretër në kushte normale, janë 80 që janë të dedikuar për COVID por nëse do të ketë tejkalim të kësaj shifre është një repart me 40 shtretër që do të përdoret për COVID. Ajo që ka shumë rëndësi nuk ka të bëjë me numrin e krevateve por me burimet njerëzore. Prej një viti ky burim njerëzor është shtuar.

Një i sëmurë COVID nuk është i prekur vetëm nga ana pulmonare. Ne kemi ekipe multi disiplinare. Në spitalin e Vlorës ne jemi 80 mjekë specialistë. Ne kemi bërë triazhimin e këtyre të sëmurëve prej kohësh. Pasi vendoset diagnoza që ky është me COVID, dhe kur bëhen triazhime të tilla. Kurse tashmë ka një udhëzues të qartë të MSh se si do të operohet. Të sëmurët që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale ose kërkojnë asistencën e terapisë intensive do të transferohen.

Ka një informacion të ngarkuar nga aktorë që janë burim njerëzore. Njerëzir bëhen dashamirë në kuptim human duke dhënë mjekime konfuze. Duhet të jemi shumë të qartë dhe të gjithë kjo është një situatë ku mësojmë duke vepruar. Pas një viti eskperienca ka qartësuar idetë tona. Sot ka filluar edhe gripi sezonal. Përgjegjësi kryesor i një pandemie është individi. Kur ke shenjat e para duhet t’i drejtohesh mjekut të familjes. Ne gjejmë pacientë që nuk i respektojnë këto masa. Mjeku i familjes ka qenë qeliza e pandemisë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME