Categories Lajme

Njihuni me familjen e fiksuar pas futbollit!

Valentina ka ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë babait që saj që është 87 vjeç. Ajo tregon se në familje janë 6 fëmijë dhe në shtëpinë e xhaxhit të saj 11 fëmijë dhe janë rritur të gjithë bashkë në një shtëpi. Ajo tregon se i ati bëri një fushë provizore futbolli për të luajtur me gjithë fëmijët futboll, goca, çuna.

Valentina: Luanim futboll, aty më shumë gjuanim gurin sesa topin, ne na bërtiste babi, e merrnim topin nëpër ujë, të lagur, të pa lagur dhe nëse nuk fitonte, nuk e quante veten se ka luajtur futboll. Ose kur i vinte ndonjë mik në shtëpi, i thoshte hajde luajmë futboll pastaj do shkojmë në shtëpi. Arritëm dhe dolëm të luanim me Pukën dhe fituam 2-1, biles lamë dhe portën hapur që të bënin gol, por nuk bënë gol.

Ardit Gjebrea: A luani akoma futboll?

Valentina: Po Ardit, luajmë dhe tani janë shtuar shumë nipra e mbesa, unë nuk kam sjellë as çerekun më ngeli pak peng, po koha e virusit s’po na lë. Unë kam marrë edhe vajzat e fshatit tifoze dhe po të kishim nevojë për rezerva do i fusja të luanin.

Ardit Gjebrea: Për cilin fshat bëhej fjalë?

Valentina: Në Kabash të Pukës.

Ardit Gjebrea: Pra në Kabash të Pukës, futbolli është bërë kaq popullor falë babait tënd Ndrek Mark Froku. Unë di që më pas ai u bë kaq popullor në fshat sa i thërrisnin me emrin e fshatit.

Valentina: Po, Ndrek Kabashi, kur mbaronim futbollin, shkonim në darkë na rreshtonte xhaxhi dhe do jepnim llogari për mësimet, futbolli ishte për babin.

Valentina tregon se para 4 viteve përveçse ka humbur të ëmën, ajo ka humbur dhe bashkëshortin në moshën 61 vjeç, ku e përplasi një makinë. E përjetoi shumë keq këtë humbje, por jeta vazhdon duke e bërë edhe më të fortë.  Sot në studio kanë ardhur disa nipër dhe fëmijë për t’i bërë surprizë Ndrekës dhe i kanë kërkuar që të mos jetojë më vetëm, por të jetojë në një nga djemtë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME