fbpx
Lajme

“Nuk i heq asnjë kompetencë kreut të shtetit”, Shameti: Gati ligji për presidentin

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist i Komisionit të Ligjeve Adnor Shameti ka dhënë detaje lidhur me hartimin e ligjit për presidentin, që synon të ndryshojë disa kompetenca të kreut të shtetit. Shameti tha se ky ligj i jep fund ngërçeve artificiale, përfshirë edhe dekretimin e ministrave. “Në lidhje me hartimin e ligjit për presidentit, i dhamë dorën e fundit dhe disa detajeve, dua të sqaroj që hartimi i një ligji për organizimin e presidentit ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues.

Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën ë presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërcet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh kushtetutën.  Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit.  

Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës, dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, u shpreh Shameti.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button